Cilat janë shkaqet dhe shkaktarët e fatkeqësisë ajrore të 20 nëntorit të vitit 1993 në Ohër?

Ejup Berisha

U bënë 27 vite pa ty Babai im i shtrenjtë Isuf pra prej kohës kur ti ike në botën e hamshuar si rezultat i humbjes së jetës në mënyrë të kobshme dhe tragjike . Dhe ashtu si po shtohen vitet që ike në atë botë ashtu aq shumë po shtohen edhe mërzia,malli si dhe dhembja për ty babai im. Stë kam pa fizikisht kaq kohë por nuk të kam harruar as një çast të vetëm të kësaj jete. Duke hulumtuar në gjat gjithë kësaj kohe të kaluar mos vallë do të të shoh rastësisht vetëm një çast të vetëm në këtë botë unë nuk jamë ndalur gjithashtu edhe duke hulumtuar se si ndodhi fatkeqësia ajrore më 20 nëntor të vitit 1993. Atë ditë të ftohët kur ti u nise për Shkup dhe nuk arrite shëndosh e gjallë në shtëpinë tonë të përbashkët këtu në Kryeqytet. Kot prita shumë gjatë kohë që të marr një përgjigje të vetme qoftë edhe të shkurtër apo në fund të fundit edhe gjysmake nga institucionet kompetente shtetërore se pse dhe si ndodhi që ju vazhduat rrugtimin që e kishit nisur nga Aeroporti i Gjenevës për në Shkup, dhe si rezultat i kushteve të këqija natyrore Aeroplani ku ishe ti të orientohej drejt aeroportit të qytetit të Ohrit ku edhe u përplas për majën e malit Trifun. Prej asaj dite e deri më sot është e paçartë dhe e pashpjeguar se pse autoritetet e Aeroportit të Ohrit nuk e kanë respektuar procedurën e pranimit të Aeroplanit që të bëj ulje në pistën e aeroportit të vogël të Ohrit. Pra mua më intereson ta di se pse nuk ishte ndriquar pista si kusht që pilotët ta orientonin Aeroplanin për ulje të sigurtë. Unë shpesh kamë pyetur e pyes por edhe sot do të pyes publikisht Kush është ai faktorë relevant dhe kompetent që nuk e ndriqoi pistën e Aeroportit të Ohrit. I shtrenjti i imi Baba Isuf po të kishte ndodhur kjo më 20 nëntor të vitit 1993 ne sot do të ishim bashkë me ty duke biseduar për tema të ndryshme ndoshta edhe për situatën më të re të krijuar me Virusin Korona i cili dukshëm dhe shumë po na shqetëson ja gati 7 muaj rrjesht. Por jo ne nuk jemi më bashk sepse dikuj këtu i është kujtuar që ta opstruoj dhe ta shantazhojë procedurën e uljes së Aeroplanit Jakovlev 42 në pistën e Aeroportit të Ohrit. Babë unë gjatë gjithë kësaj kohe kamë qenë i interesuar që ti zbuloj arsyet dhe shkaqet e rrëzimit të Aeroplanit ku ti dhe 114 udhëtarë të tjerë në atë natë të kobshme e humbët jetën shumë dhunshëm dhe tragjikisht. Dhe Babai im shumë i shtrenjtë të premtoj se nuk e kamë ndërmend të ndalem dhe të heq dorë nga ndriqimi i të vërtetës se pse unë ti dhe anëtarët e familjes tonë nuk jemi më bashk ashtu siç ishim të lumtur dhe të gëzuar para 27 viteve kur ti ishe fizikusht shëndosh dhe gjallë në mesin tonë. Është vështirë të themë se sa më mungon tani ti dhe do të më mungosh shumë përjetë. Dikuj këtu ndoshta si bën përshtypje se pse ne jemi të painformuar dhe të pashpjeguar për shkaqet dhe shkaktarët e aksidntit ku ju të gjithë e humbët jetën por mua kjo gjë më ka bërë më bën dhe do të më bën përshtypje edhe shumë gjatë kohë. Po pse tu bëj përshtypje dhe tu interesoj kjo qështje tragjike këtyre kur ka edhe shumë ngjarje tragjike të cilat kanë ndodhur këtu te ne dhe askujt nuk ja ka ndjerë për asgjë. Ditën e mirë i shtrenjti dhe i dashuri im Baba të premtoj se në çastin kur të mësoj diçka konkrete mbi shkaqet dhe shkaktarët e vdekjes tënde unë ndoshta pak edhe do të qetësohem në këtë jetë.