Jo sa të jem unë gjallë!
Jeta është luftë dhe kushdo që përvesh mëngët dhe e kërkon rizkun, Zoti nuk e privon prej tij, sipas mundit dhe përpjekjeve. Në një pasazh të Kuranit, Zoti thotë:”Me të vërtetë që Zoti nuk e humbet shpërblimin e atij që bën punë të mira” Të bësh punë të mira do të thotë që ta perfeksionosh punën që bën, ta bësh me sinqeritet dhe besnikëri. Padyshim që të drejtën dhe hakun tënd nga puna që ke bërë do e marrësh. Shpërblimi i punës së bërë është në të ardhura monetare, famë … Ky është një ligj që funksionon për të gjithë njerëzit, besimtarë dhe jobesimtarë.
Pikërisht këtë ligj hyjnor e zbatoi personi i tretë më i pasur në botë sot.
Ai lindi në Spanjë në vitin 1936. Emri i tij është Amancio Ortega. Historia e tij është historia e një fëmije të varfër gjer në ekstrem, që ka nevojë për gjërat më elementare.
Një ditë, nëna e tij vajti të blejë ushqim në dyqan por paratë që kishte nuk mjaftonin. Pronari refuzoi ti japë ushqim dhe në çast nga sytë e saj rrjedhin dy pika lot për faktin që s’kishte me ç’të ushqehet dhe të ushqejë fëmijët.
Ortega ishte prezent në ato çaste dhe merr një vendim:”Im më nuk do të ndjejë uri sa të jem unë gjallë!”, pavarësisht se ishte dhjetë vjeç. Refuzimi i pronarit të dyqanit për ti dhënë ushqim dhe lotët e të ëmës kishin zgjuar xhindin që flinte brenda Ortegës.
Ai u detyrua të braktisë shkollën tetëvjeçare dhe të fillojë punë në një punishte që prodhonte këmisha. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare ai punonte si agjent shitjesh për veshje grash gjë të cilën e bëri për tetë vjet.
Ai bashkë me motrën, vëllanë dhe një shok, vendosin të prodhojnë një lloj palltosh për femrat, një pallto që nuk kishte në treg. Fatmirësisht palltoja e re u shit shumë. Ata patën prodhuar vetëm dhjetë pallto të cilat i shitën të gjitha në kohë rekord. Menjëherë vendosën ta rrisin prodhimin dhe vitin tjetër prodhuan 50 copë, të cilat i shitën në dyqanin ku kishte shitur veshje grash më parë. Të 50 palltot u shitën shumë shpejt. Atëherë vendosi të hapë dyqanin e parë të tij i cili nuk ishte më i madh se 200 metër katror. Veç palltove shiste dhe veshje të tjera. Pak kohë më vonë merr dhe një dyqan tjetër pranë dyqanit ku kishte punuar vitet e para. Shumë shpejt ai bëhet pronari i rrjetit më të madhe të veshjeve për të gjitha moshat. Bëhet fjalë për pronarin e firmës “Zara”.
Dyqanet “Zara” që janë të përhapura në çdo vend të botës janë pronë e dikujt që në vegjëli nuk kishte çfarë të hante, janë të një të riu që pavarësisht fukarallëkut ekstrem vendosi të bëjë emër dhe të korrë sukses.