Arrestohet banori i Strugës — autor i vjedhjes së rëndë në Shkup si dhe i disa vjedhjeve në disa qytete të Maqedonisë.
Dje zyrtarët e policisë Karposh-Shkup ndaluan personin nga Struga, autor i disa vjedhjeve të rënda në territorin e Maqedonisë.
Ai ka kryer disa vjedhje të rënda gjithashtu në territorin e qytetit të Shkupit dhe kundër të njëjtit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.