Një vaksinë për koronavirusin është tani 95 përqind efektive dhe ka kaluar kontrollet e sigurisë, që do të thotë se mund të jepet drita jeshile për përdorim brenda pak ditësh.
Vaksina Pfizer-BioNTech ka përmbushur kriteret e sigurisë të nevojshme për autorizimin e urgjencës, kanë thënë drejtuesit e kompanisë.
Dhe drejtuesit e kësaj firme po planifikojnë të paraqesin vaksinën te rregullatori amerikan për miratimin e përdorimit emergjent “brenda pak ditësh”, përpara se ta shpërndajnë me të tjerët në të gjithë botën.
Kjo mund të nënkuptojë se kjo vaksinë do të shpërndahet në grupet prioritare brenda një muaji.