Britania e Madhe, nga 1 dhjetori, pritet të marrë vaksinën e Covid-19

Sekretari i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock, ka thënë se Britania e Madhe është afër që të sigurojë vaksinën ndaj koronavirusit.

Hancocku ka thënë se Britania është duke punuar ngusht me “Pfizer”-in për të marrë vaksinën nga 1 dhjetori.

Në bazë të këtij plani, vaksinat në Britaninë e Madhe do të arrijnë me 1 dhjetor, ndërsa shpërndarja e tyre popullatës do të fillojë afër Krishtlindjeve.

Fillimisht në Britaninë e Madhe do të shpërndahen 30 milionë doza të vaksinave.

“Pfizer”-i ka këshilluar të gjitha shtetet që do të marrin vaksinën se atë me çdo kusht duhet ta ruajnë nën temperaturat -80 gradë Celcius.