KSI nuk rekomandon masa të reja restriktive

Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje në të cilën nuk janë rekomanduar masa të reja restriktive si pasojë e gjendjes me pandeminë Covid-19.

KSI apelon që të respektohen masat në fuqi, si mbyllja e objekteve gastronomike pas orës 21:00, ndalesa për grupim të më shumë se katër personave gjatë 24 orëve, si dhe respektimi maksimal i protokolleve nga të gjithë operatorët ekonomikë.