Dobovjani gjindet 8 km larg Strugës, në pjsen veriperëndimore, i ndërtuar rrënzë malit të Karaormanit. Dobovjani si lokalitet banues historikisht ka qenë banuar prej ilirëve dhe në vazhdim prej shqiptarëve. Sipas disa shënimeve thuhet se Dobovjani ekziston prej vitit 65 p. k. me emrin PROSIBILA. Dobovjani është i ndërtuar në të dyja krahët e rrjedhjes së Drinit të Zi, është fshat i bukur dhe ka shumë intelektual me vlera të rralla intelektuale. Sipas Millan Shuflait tërmeti i cili goditi Durrësin ai bëri rrafsh me tokën shumë lokalitetet të hapësirës shqiptare, ai tërmet e goditi edhe Prosibilën, e cila u rrafshua me tokën. Por banorët pas tërmetit të fuqishëm dolen dhe e ndërtuan fshatin në krahun tjetër, buzë Krastës te këthesa, rrënzë malit Karaorman dhe e quajtën LAKTESH. Fshati mbajti këtë emrë deri në shek. e IX, kur kjo hapësirë ra nën sundimin e Car Borizit, fshatit ja ndërruan emrin D`bovjan. Nga shek. XIII fshati thirret Dibovjan, kurse mbas shek XIV me ardhjen e turqve Dibvjanin e thirrin DOBOVJAN.
Në vitin 1981 sllavomaqedonët bënin presion që fshati të quhet Dabovjani.
Ka edhe disa shënime tjera të vjetra të cilët e vërtetojnë ndryshueshmërin e emrit të fshatit.
Në Dobvjan ka kaluar rruga VIA KANDAVIA, shumë e vjetër rruga kraane, disa mijë vjet para krishtit. Prej shek. të II p. k. kalon rruga VIA EGNATIA të cilën e ndërtoi Egnatiusi.
Në Dobovjan ka qen vendi i vetëm dhe i mundshëm për kapërcimin e Drinit të Zi, ngase gjat rrjedhjes së Drinit të Zi nuk ka pasur ura dikund tjetër. Ura e ndërtuar në Dobovjan mbi Drinin e Zi, ishte pikë strategjike përmes të cilës kapërcehej Drini i Zi. Prandaj kjo urë ishte shumë strategjike për rrugën Via Egnatia. Prej Dobovjanit rruga ndaheshte në dy drejtime për Durrës dhe për në drejtim të Dibrës e cila ka mbaruar në Shkodër.
Në Dobovjan ka pasur hane për fjetje, pushim të njerëzve dhe kafshëve, depo apo magazina për ruajtjen emallit prej hajdutëve. Në dobovjan përshkak të transportit ka pasur akshihane, farkatarhane.
Para disa vite gjat ndërtimit të shtëpive të reja, duke rrëmuar u gjetën varreza të vjetra, të kohës ilire. Të vdekurit ishin të varrosur në dy pllaka qeramike, ajo e poshtmja ishte e rrafshtë, kurse pllaka sipërme ishte si gjysëm korube.
Rrugës Via Egnatia popullata Dobovjanit ja ka parë shpesh herë sherrin ngase prej lindjes tregëtarët duke sjell mall ata banin infektimin e popullatës vendase me tifo, lien – variola vera, dhe shumë sëmundje tjera ngjitëse, prej të cilave ka pasur mortalitet të madh.
Dobovjanasit si shqiptar kan qen të besimit katolik, kan pasur kishën e Shën. Martinit sot është nën shërbim të popullatës së Tash Maronishtës, pasi shqiptarët e këtij fshati u muslimanizuan mga fundi i shek. XVIII, e braktisën kishën
Xhamia e fshatit u ndërtua në vitin 1910, kurse minarja u ndërtua në vitin 1936 prej usta Tefikut nga Labenishta.
Banorët e par historikisht të fshatit janë të familjes Musai, të cilët jan thirrur Mulkaj. Ka shënime që disa ara edhe sot mbajn emra të krishter katolik, ara Maries, Gjergjit, etj.
Në Dobovjan gjendet një bazilikë paleokristiane, të cilën e kan kërkuar shumë herë. Ekipet kërkimore ende nuk mund ta qëllojnë sakt vendin. Arkeologët serb prej vitit 1924, prej SKS së, si dhe gjat regjimit ish Jugosllav kan kërkuar shumë herë por pa sukses. Serbët dhe sllavomqedonët duke dashur ta vjedhin historinë, kan rrëmuar te vendi i quajtur dardha e lotëve – Gorrica, por kan gjetur shumë vlera historike të cilat gjenden në muzeun e Beogradit dhe në Ohër, diçka ka edhe në muzeun e Strugës. Shumë vlera të vjetra, arkeologja e Univerzitetit të Shkupit “Shë. Kirili dhe Metodi” arkeologja Vera Bitrakova gjat kohës së luftës në vitin 2001, ajo me disa student banin gërmime te kisha e Shën. Martinit, ku u gjeten disa varre paleokristiane si dhe mozaik i cili ruhet sot në kishën e fshatit të Tash Marunishtës.
Pasi Dobovjani ka qenë pikë strategjike për kalim, në vitin 1444 në Dobovjan kalon Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ktheheshte prej Stambollit për të shkuar në Dibër mandej në Krujë.
Në Dobovjan bashkëlutëtarët e Skënderbeut kan pasur një përpjekje të vogël me forcat turke, të cilat i ka azgësuar shumë shpetj dhe ata u vorrosen në vendin e quajtur mbi rrugën Guri Hanit. Gjat atij momenti sipas Selami Pulahës edhe 13 djem Dobovjanas, i bashkangjiten ushtrisë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Te ai vend ku është zhvilluar beteja, ka qen mbjell një dardhë e egër gorrica të cilën populli e quante dardha e lotëve. Ajo dardhë ishte fatkeqe, se aty ndaheshte familja prej më të dashurit, djalit që e përcillte 9 vjet ushtar për Turqi. Shum prej tyre nuk u këthyen. Dikur më vonë popullata filloi të migroj për në drejtim të lindjes, për gurbet dhe ndaheshin te Gorrica.
Te vendi Gorrica ka disa pal varre:
- Varre tregëtarësh që tregëtonin përmes rrugës Via Egnatia, kur vdisnin aty i kan varrosur,
- Varre të vendasve të Dobovjanasve,
- Varre të nuses. Sipa gojëdhanave janë takuar dypalë krushq shqiptar, kokëfort dhe të pabindur, sipas adeteve turke, mos me ja lëshu rrugën vëllau vëllaut, ka kris pushka dhe ashtu jan vrarë dy palë dasmor edhe nuset më në fund,
- Varre të ushtarëve turq, të cilët i vran bashkëshoqëruesit e Skenderbeut,
Popullata e Dobovjanit është mar me blegtori, bujqësi edhe me gjuajtjen e peshkut, për të cilën ka pasur të ndërtuara disa dajlane.
Dobovjani pasi është vend strategjik gjat luftës së parë dhe të II Ballkanike, ushtria serbe dhe ajo bullgare, kan ndërtuar disa istikame, përmes të cilave është vrarë popullata shqiptare dhe jan djegur shtëpit e fshatit, poashtu popullata ka pasur malltretime të ndryshme fizike.
Në vitin 1946 ushtria e sllavomaqedonase nën udhëheqjen e Gjoko Naumovskit, prej tash Marunishte, me ushtar të kolonës së V bajn masakër në popullatën e pafajshme të Dobovjanit, ku rrifeshin burrat dhe torturoheshte popullata shqiptare deri në vdekje.
Qëllimi parësor i pushtetit sllavomaqedon ka qenë që të bëhej shpërngulja e popullatës shqiptare, për Turqi ose ku të mujnd të gjenin qetësi. Për këtë arsye disa familje u shpërngulen për Turqi.
Por pasi sllavët filluan të forcoheshin politikisht dhe ekonomikisht, blen toka në Dobovjan dhe ndërtuan shtëpi me qëllim që të shpërngulen vendasit. Popullata shqiptare është e besimit musliman, sllavët në fshat sollën derra, me qëllim që banorët e Dobovjanit të ndihen të ofenduar dhe të shpërngulen. Por ata shtëpi si u ndërtuan ashtu edhe thyen qafën prej dhëmbit të kohës. Në vitin 1984 përball shtëpis time në Dobovjan, Fabrika e tekstilit “Struzhanka” ndërtoi farmen për lop dhe derra. Duke dashur ta shqetësojnë rishtas popullatën shqiptare, veçanërisht familjen time dhe fisin tim Musai. Por edhe ai rast pas disa vite dështoi.
Prandaj dhimbshurinë dhe dashurinë për Dobovjanin do ta përfundoj me shumë pak fjalë: historikisht jemi fshat shumë i vjetër me shumë vlera, por tash po boshatiset duke migruar në gurbet në të gjitha kontinentet.
Prej Dobovjani n; luft;n e U{K s; n; Kosov ishte Sli Musai – Ac. Bega.
Dikur shkolla fillore “Enver Musai” e fshatit kishte afro 60 nxënës, tash në shkollë vështirë kalon numri 5 deri në 7 nxënës.
Kjo është tragjedija e jonë, të cilën e kemi peshqesh prej politikanëve tan hajdut…