Italia vazhdon të përjetojë dita të këqija, pasi numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi po rritet nga dita në ditë.
Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 544 viktima dhe 37 255 të infektuar.
Ndërsa numri i testimeve të kryer në 24 orët e fundit është 227 695, ndërsa raportohet se janë shëruar 12 196 persona. Deri më sot Italia ka regjistruar 1,144 552 të infektuar nga koronavirusi e 44, 683 viktima.