Sapo ka përfunduar ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku këta të fundit me rezultat minimal 1 me 0 mposhtën Gjeorgjinë.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga kapiteni Goran Pandev.
Me këtë fitore Maqedonia e Veriut kualifikohet në kampionatin europian që do të zhvillohet në vitin 2021.