LAMTUMIRË, HAMIT!
Hamit Merko, profesor i gjuhës gjermane dhe ekspert i informatikës (10 tetor 1971 – 11 nëntor 2020)
Sot, 12 nëntor 2020, në vendlindjen tënde, në Ladorisht (Strugë), të dhamë lamtumirën e fundit, o njeri i mirë…
Kjo e bekuar zemër paska qenë e fortë…
Atë që nuk e duroi guri e duruaka zemra e njeriut…
Ishe një kuadër i kalibrit të lartë, pa marrë parasysh se e jetoje jetën pa shumë zhurmë. Ti dashuroje me zemër, sakrifikoje për të tjerët dhe dije të falësh kur lypsej nevoja.
Ty do të kujtojmë gjithomë për profesionalizmin tënd:
- kush kishte nevojë e nuk trokiti te zyra jote e punës për ta rregulluar kompjuterin apo pajisjet të tjera teknologjike;
- kush kishte nevojë e nuk trokiti te zyra jote për të mësuar gjuhën gjermane.
Ty do të kujtojmë për qëndrimin tënd njerëzor e fisnik,
Ty do të kujtojmë për buzëqeshjen dhe shakatë e bukura,
Ty do të kujtojmë për dashurinë që falje, për fjalën e mirë, korrektësinë, sinqeritetin dhe besnikërinë.
Ty do të kujtojmë si besimtar, si kombëtar, si bujar…
Me këto virtyte, urojmë të rritet Hadiu yt i bukur, i urtë dhe i zgjuar!
PREHU NË PAQE, nipi im i dashur, Hamit!