Doktorët në Japoni paralajmërojnë valën e tretë të COVID-19

TOKYO, JAPAN - NOVEMBER 11: People wait to cross a road as a taxi driver wearing a face mask drives past on November 11, 2020 in Tokyo, Japan. Tokyo Metropolitan Government reported 317 new cases of Covid-19 coronavirus today, the highest rate since August 20th as Japan sees a continuing surge in new infections around the country including a record increase in Hokkaido earlier this week. (Photo by Carl Court/Getty Images)

Kryetari i Shoqatës së Doktorëve të Japonisë, Toshio Nakagawa, ka paralajmëruar se rritja e numrit të fundit të infeksioneve “konsiderohet si vala e tretë” e përballjes me COVID-19.

Ai ka thirrur qeverinë që të bëjë hapa të mëtejmë në parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka njoftuar për një mijë e 546 raste të reja gjatë së mërkurës me dhjetë raste të vdekjes. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në Japoni që prej 7 gushtit që llogaritet si piku i valës së dytë.

Japonia deri tash ka raportuar 112 mijë e 423 raste me një mijë e 864 vdekje.