Tregim LËKURA
Ishte vjeshtë e tretë. Retë e dendura kishin kapluar qiellin e kaltër. Shi. Shirat e vjeshtës kishin filluar. Rrugicat e fshatit dukeshin si vija uji. Një ujë i rrëmbyeshëm rrëke. Rrëketë gërryenin dhe, e guriçka. Këto shira vetëm bora i ndalon, foli me vete plaku. Këmbën e djathtë e kishte futur në furrë, e trupin e kishte mbështetur mbi shporet e me dorën mbu gjym i dukej sikur mbahej. Dukej sikur kishte përqafuar shporetin e gjymin, në të cilin gurgullonte uji i valuar. Zjarri bubulak. Drutë e thata digjeshin e herëpashere kërcisnin paf..paf. Ai u ngroh dhe gati po i vinte një dremitje. Gjumin pothuaj e bënte si ujku në kiamet edhe kur shtrihej në krevat. Qetësin e zjarrit bubulak e prishi një eh..eh.. e fortë, e plakut. Befas një shshshshsh e theu qetësinë e dhomës uji i derdhur mbi pllakat e nxehta të shporetit.Shtëllunga avulli u ngritën drejt tavanit.
Të trembur, të gjithë u ngritën në këmbë. S’ ka gjë, s’ ka gjë, foli plaku ndër dhëmbë sikur të kishte bërë faj! Ishte i fortë. S’ dinte se ç’ është dhimbja, e duronte, ishte si guri. Si u qetësuam. Nxori pantallonat dhe brekët e gjata të dimrit, mundohej t’ i nxirrte me vështirësi. Nuk kërkonte ndihmë. Mundohej vetë. Kur pa se brekët ishin gjitur për lëkure nga vala e ujit tha: – Ma tërhiq ngadalë këtë këmbëzën e brekëve! Këmbëza e brekëve doli me gjithë një pjesë të lëkurës së pulpës së këmbës. Ishte këmba e djathtë që kishte futur në furrë.
U vesh dhe qetë – qetë doli jashtë. Shqetësimin tonë as nuk e mori parasysh. Bëhej i shurdhër plaku shtatëdhjetë e shtatëvjeçar, ndaj thirrjeve tona që ta dërgonim te mjeku pa humbur kohë. Ai pa zë, u nis nga kasollja. Kasollja ishte ndërtuar nja 15 metra larg shtëpisë. Mori shkallët i mbështeti për muri. Pasi u sigurua se i kishte vënë mirë, hipi shkallët një nga një duke u mbajtur fortë. Shikoi një për një trarët e kasolles. – S’ qenka këtu! – foli. Po ç’ kërkonte plaku në kasolle?! Ç’ të kishte fshehur, e s’ e gjeti dot?!
- Thirrni nusen e madhe! Nuse e madhe e quante, kunatën time Mixheverin, nusen e vëllait tim të madh. Ishte i prerë. Te ajo kishte besim. Ajo ia njihte huqet. Hajde dhe mos e thirr?! Vrapova me një frymë te shtëpia e tim vëllai. – Të thërret plaku! – fola kunatës. U nisëm të dy me vrapë. – Çfarë do? – pyeti kunata. Ka disa minuta që ka hipur në kasolle dhe s’ e di se ç’ kërkon..?! Urdhëro aga! – foli ajo. Sipas traditës dhe në shenjë respekti vjehrrin e quante aga ndërsa vjehrrën hanko. Ç’ kërkon? – Kisha këtu në kasolle, varur në tra një lëkurë të kokës së viçit, a e di se ku mund të jetë?! – Po ç’ të duhet? – Më duhet! E dogji me ujë pulpën e këmbës. – i thash kunatës. – Nuk e di. Po do ta gjejmë! – i dha kurajë kunata. Mua më kishte rënë në sy një lëkurë e vockël. Macet e minjtë kushedi sesa herë e kishin kafshuar dhe dukej tamam si një shoshë e bërë nga dhëmbët e tyre. Gjatë tharjes mund ta kishin ngrënë dhe krimbat. – Po. – tha, ajo lëkurë më duhet! Ndërkohë ne do a kërkojmë lëkurën, po tani duhet të nisemi te mjeku. Shkuarjen te mjeku e miratoi me kokë. Shiu herë ndalohej herë binte litarë. E moa veturën, e hipa ngadalë, e fluturimthi u nisa drejt spitalit. I tregoj mjekut se pulpën e këmbës, e ka djegur me ujë valë. Doktori fillimisht e leu plagën me njëlloj kremi dhe i dha edhe dhjetë gjipëra. Për dhjetë ditë rresht e dërgoja t’ i merrte gjilpërat. Aq gjilpëra nuk kishte marrë për tërë jetën e tij plaku. Ishte tepër i diciplinuar gjë që u habita. Plaga nuk përmirësohej se nuk përmirësohej. Gjatë ditës mendoja se ku do të ishte më mirë ta dërgoja në Manastir apo në Shkup?!
- Ku do të të gërgoj nesër në Manastir apo në Shkup?! – Asgjëkundi! E gjeta ilaçin! Shikoje! – Ç’ të shihja! Plagën e kishte mbuluar me një shtresë të zezë e që rridhte qelb! U tmerrova! Tanimë s’e dërgoja dot në spital! Në atë kohë dhe në atë gjendje që ishte plaga në pulpë dhjetë centimetra e gjatë dhe 7 centimetra e gjerë, nuk shkonim në spital sepse të dyve mund të na dënonin, kur ta shikonte mjeku në atë gjendje plagën blozë! Menjëherë do të vendosnin t’ i pritej këmba..!
Kunatën, gjatë kohës që nuk isha në shtëpi, kishte shkuar te kasollja dhe s’ kishte lënë duaja misri pa lëvizur, ballat – duajat e kashtës së grurit, barin e livadhit e kishte bërë si kapicë dhe e kishte gjetur lëkurën e tharë të viçit, poshtë duajve ku e kishin tërhequr macet. Të dy “doktorët” e gëzuar, plaku dhe kunata e kishin përgatitur “ilaçin e tyre popullor”. Ai e kishte ndezur zjarrin, e kishte bërë prush sa nxinte shporeti dhe e kishte futur lëkurën e viçit motak të tharë pa kripë, s’ bën të jetë më i vjetër se dymbëdhjet muaj viçi! E kishte bërë shkrumb. Ndërkohë kunata grimcat e lëkurës së djegur i kalonte në sitë duke i grimcuar me dorë. Përsëri lëkura e mbetur futej në prush që të digjej dhe përsëri sitej, në grimca sa më të holla. Kështu vepruan gjersa lëkura u dogj e tëra dhe u bë pluhur me sitën.
Plagën e kishte mbuluar me masën e zezë e të imët të lëkurës. Kur erdha unë ç’ të shihja, procedura e mjekimit vazhdonte. E pash plagën të pllakosur si me katran. Plaga dukej si një hartë gjeografike në miniaturë. Plaga formonte vija të holla nëpër të cilat rridhte njëlloj lëngu apo qelb. Me pluhurin e lëkurës së kokës së viçit i mbulonte vijat e plasaritura që rridhnin. Ky ritual vazhdoi për gati një muaj rresht. Sa vinte, gjithnjë e më shumë lëngu rrallohej, nuk rridhte më. Pas një muaji, hyri të lahet, dhe kur doli nga banja me lëkurën e viçit në dorë tani jo më e grimcuar por si një pllakë e ndarë nga pulpa e këmbës. Hodha sytë te plaga, ç’ të shihja?! Lëkura e pulpës ishte përtërirë plotësisht, dhe dukej më e fortë se pjesa tjetër e lëkurës. Aty fitova besimin te mjekësia dhe ilaçet popullore.
Shirat kishin reshtur. Temperatura kishte rënë dukshëm. Çatitë e shtëpive dhe pullazet e kasolleve i kishte mbuluar një shtresë e dëborës. Pllakat e shporetit ishin s’ kuqur nga drutë e thata që digjeshin bubulak. – Shpejt ca gështenja të pjekim – tha plaku. Brenda bubullonte shporeti, gështenjat pëlcisnin paf..paf…paf… jashtë frynte veriu si i çakërdisur, shpërndante fjollat e dëborës sa andej, sa këndej. Lëkura e viçit pllakosi plagën e pulpës së plakut, muzgu i mbrëmjes pllakosi fshatin.