Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, ka folur për mundësinë e mbylljes totale të vendit si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus.Tolaj ka thënë se atë që e ka parashikuar kohë më para për valën e dytë, po ndodh tash.“Sërish pas mbylljes do të kemi rritje të numrit të rasteve. Nuk është e papritur rritja e numrit të rasteve. Autoritetet është dashur ta shfrytëzojnë përiudhën e verës kur kishte më pak raste që t’i forcojnë kapacitetet mjekësore. Numri i mjekëve të rinj edhe pse i dëshiruar, nuk ndryshon shumë në kualitetin e shërbimeve, pasi që ata janë të papërvojë sidomos në rastet e rënda”, ka thënë Tolaj.
Sipas tij, është dashur të ketë më shumë shtretër dhe mos të ndizet tash sinjali i kuq.Ai ka theksuar se deri më tash nuk është bërë asgjë sa i përket furnizimit me oksigjen dhe me ilaçe.
“Duhet ta dimë se si pasojë e masave jemi duke i privuar nga shërbimet pacientet më sëmundje tjera. Pas pandemisë do të kemi një bum të pandimeve të tjera, siç janë rastet më sëmundje kardiovaskolare”, ka thënë Tolaj.