Ministri italian: Vaksina anti-Covid do të shpërndahet për të gjithë në fund të marsit

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, bëri një përmbledhje të situatës si pasojë e përhapjes së koronavirusit në Itali, si dhe për masat anti-Covid që priten të merren.

Speranza gjithashtu foli për vaksinën kundër virusit, duke shpjeguar se shpërndarja e saj masive “do të nisë në fund të tremujorit të parë të vitit 2021”.

Ai iu drejtua qytetarëve me fjalët: “Ne e dimë që masat që po vendosim, veçanërisht në zonat e kuqe, do të japin efekte të uljes së infeksionit. Por ekziston një variant vendimtar që është: sjellja e njerëzve, e cila mund të ndryshojë vërtetë gjërat”.

Për Speranzën, nëse kurba e infektimeve nuk pëson rënie, shërbimi shëndetësor do të kalojë në krizë.