Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka apeluar që kremtimet dhe festat që janë para nesh këtë vit t’i festojmë vetëm me më të afërmit dhe të mos ketë grupime nëpër shtëpi që të parandalohet përhapja e mëtejmë e infektimit me Kovid-19.
Në postimin në Fejsbuk, ai thekson se muajt e ardhshëm janë më intensiv në përhapjen e Kovid-19 dhe për këtë shkak nevojitet përgjegjësi maksimale për shëndetin, por edhe kujdes për shëndetin e të afërmve tanë.