Shpëtim nga i nxehti dhe temperaturat e larta këto ditë kërkohet në Strugë dhe Ohër. Avantazhi i atyre që qëndrojnë në Strugë është se përveç liqenit, ata gjithashtu mund të lahen në ujërat e Drinit të Zi.
“Noti në Drin është më i mirë për struganët dhe për mysafirët është liqeni. Unë kam lindur në 1959 dhe vijmë këtu nga mosha gjashtë vjeçe. Për struganët Drini është traditë”.
“Për njerëzit që jetojnë pranë Drinit, larja bëhet ekskluzivisht pranë Drinit. Edhe fëmijët e mi janë këtu tërë ditën këtu në bregun e Drinit. Struga ka një klimë të mirë, nuk është jashtëzakonisht e nxehtë. Pra është e durueshme këtu. Kur vijnë nga qytetet tjera thonë se edhe periudhat më të nxehta kalohen këtu”.
Këta djem të rinj nga Shkupi janë të lumtur që po hidhen nga ura e Drinit të Zi. Çdo verë, hedhja nga njëra prej urave është një atraksion kryesor për shumë njerëz. Edhe në plazhet këto ditë kërkohet një vend më shumë.
“Ne jemi këtu për të shtatën ditë. Dhe na pëlqen shumë. Për mua ky është Bashkimi Evropian. Gjatë gjithë ditës jemi në plazh nga nëntë deri në shtatë pasdite “.
“Nuk është shumë nxehtë këtu për dallim nga Shkupi”.
Ka mysafirë nga kudo, dhe numri më i madh janë mërgimtarët .
Askush nuk largohet nga Struga pa një shëtitje me varkë në liqen.
Nga viti në vit kemi më pak punë, por sërish jemi të kënaqur. Ne shkojmë në të gjitha destinacionet nga këtu për në Ohër, Radozhdë, kush çfarë lloj dëshire ka. Më pëlqen të vozis përgjatë bregut, të vizitoj kishat në shpella. Nëse them se kisha vizitor nga Zelanda e Re, nuk do ta besonit”-tha Aleksandar Matoski – pronar i varkës.
Sipas matjeve të fundit, temperatura e ujit të liqenit është 25 gradë, e cila është ideale për larje. Temperatura e ajrit në rajonin e Ohrit dhe Strugës këtë fundjavë do të arrijë në 34 gradë.