Djali i Trump publikon videon: Shihni si digjen 80 vota që ishin hedhur për babain tim (VIDEO)

Djali i presidentit Donald Trump, Eric Trump ka publikuar një video të martën, duke treguar një burrë me një qese plastike plot letra që i ngjajnë fletëve të votimit, i vuri flakën.

Fytyra e personit nuk tregohet në video, e cila është konsideruar e rreme dhe nga mediat, ndërsa në masë të madhe është ndaluar përhapja e saj.

Duke folur në video, burri pretendon se çanta përmban 80 fletë votimi “të gjitha për Presidentin Trump”. Dhe ndërsa videoja nuk specifikon një vendndodhje, emrat e kandidatëve të tjerë që shfaqen në letra sugjerojnë se ajo ishte marrë në Virginia.

Ndërkohë që vetë zyrtarët e këtij qyteti në një deklaratë u shprehën se ato janë kopje të fletëve të votimit, dhe jo fletë të vërteta, pasi nuk kanë elementët thelbësore të sigurisë, dhe barkodin që do të duhet ta kenë fletët origjinale.

“Një qytetar i shqetësuar ndau një video me ne që në dukje tregon dikë që digjet fletët e votimit. Ato nuk janë fletëvotime zyrtare, ato janë kopje të votave”, janë shprehur zyrtarët në Virxhinia të cilët shtojnë se po vijojnë hetimet për ngjarjen.

Po pavarësisht këtyre reagimeve, Eric Trump e ndau videon në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Djegia e 80 Votave të Trump”, ndërkohë që postimi që ai ka rishpërndarë është bllokuar.

Sidoqoftë, djali i presidentit ka refuzuar të heqë postin e tij, pavarësisht se mori një përgjigje të shpejtë nga vetë nga autoritetet e qytetit të Virxhinias duke përsëritur se “ato ishin mostra të votave”.

Cicërima e tij erdhi ndërsa kandidati demokrat Joe Biden fitoi 13 votat elektorale të shtetit pasi kishte një epërsi ndaj Trump. Eric, i cili është dhe këshilltar i presidentit, vazhdimisht ka hedhur akuza në këto orët e fundit për manipulimin e zgjedhjeve, ndërkohë që numërimi i votave vijon ende në disa shtete, e ku sipas të gjitha projeksioneve, Bidenit i duhen dhe vetëm 6 vota elektprale për të shpallur fitoren.