Trump nxjerr hartën: Si u ‘vodhën’ 130.000 vota

Në mediat sociale është bërë virale një hartë e votimit në Michigan e cila tregon një rritje të papritur me rreth 130 mijë vota për Joe Biden, por asnjë të vetme për Donald Trumpin.

Presidenti republikan e postoi në profilin e vet në Twitter hartën që pretendohet se ngre spekullime për mashtrim elektoral.

Nuk është e pazakontë për zyrtarët zgjedhorë të shtojnë njëkohësisht një numër të madh votash gjatë një numërimi. Ajo që ka ngritur shumë pikëpyetje është si ka mundësi që ndërkohë nuk është shtuar asnjë votë në llogarinë e Trumpit.

Decision Desk, website-i monitorues i zgjedhjeve që ka nxjerrë hartën në fjalë thotë se autoritete vendase flasin për një gabim, i cili është korigjuar në kohë reale.

Kur BBC i kontaktoi pjesetarët e byrosë së zgjedhjeve në Michigan, ata u shprehen se nuk kishin asnjë koment për mospërputhjen e të dhënave por shtuan se rezultatet janë në fazë “jozyrtare” dhe se ato përfundimtare te numërimit, nuk kane dale ende.