Muftinia e BFI – Strugë

-Ju informojmë se nesër është dita e Arafatit, një ditë me vlerë të madhe te Allahu xh.sh. Nga veprat e mira që bënë besimtari në këtë ditë është agjërimi, e që Pejgamberi a.s na ka informuar se me agjërim të kësaj dite falen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.

-Gjithashtu nesër, pra në ditën e Arafatit me namaz të sabahut fillon dhe këndimi i “tekbirit teshrik” dhe vazhdon deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të kurban bajramit. “Tekbiri teshrik” këndohet pas namazit farz. Burrat e këndojnë me zë, kurse femrat pa zë. Dispozita e tekbirit është “vaxhib” për të dy gjinitë.

Forma e “tekbirit teshrik” është: ALL-LLAHU EKBER ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE ILALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LI LAHIL HAMD.

-Falja e namazit të sabahut ditën e kurban bajramit do të bëhet më: 05:07 min.

-Falja e namazit të bajramit do të bëhet më: 06:22 min.

Allahu na pranoftë të gjitha adhurimet. Për hajr dhe me fat na qoftë.