Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri në emisionin ’10 minuta’ tha se që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit dhe deri në fund të shtatorit, mbi 14.800 qytetarë kanë mbetur pa punë.
Momentalisht rreth 151.000 persona figurojnë si të papunë në Maqedoni bashkërisht me të papunët nga kriza e COVID-19.
“Deri më 30 shtator në Agjencinë për Punësim janë evidentuar 151.359 të papunë”, tha Demiri.