Dje (1-nëntor) në orën 18 e 50 minuta në Njësinë e Policisë- Galatë, është raportuar se në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, pronë e 33-vjeçarit M.I. nga ky fshat, është organizuar një aheng dasme ku të ftuar të dasmorit M.I. (55) nga Vrapçishti i Gostivarit ishin afro 120 mysafirë.
“Sektori për Punë të Brendshme-Gostivar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ka kryer inspektim, kurse objekti është mbyllur. Çështja është duke u zbardhur dhe do të pasojnë parashtresa adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.