Një numër i madh i të shëruarve nga Covid-19 hezitojnë të japin plazmën e gjakut. Shpëtimi i jetës së një pacienti nga CoVid-19 përmes plazmës së gjakut të tjetrit që tanimë ka fituar betejën me virusin korona është kurimi më human që ka nevojë sistemi shëndetësorë, tha zëvendës-ministri Ilir Hasani. Është dëshmuar që plazma konvaleshentë mbanë vitalitetin e të infektuarve me pasqyrë të rëndë shëndetësore që trajtohen nëpër klinika, andaj bën thirrje që dhurimi i gjakut të bëhet në masë më të madhe. Se sa është e duhur plazma me antitrupa të shtuar, Hasani shpjegon se nuk ka dallim nëse këta pacientë kanë qenë me simptome të rënda apo pa asnjë simptomë.
Të gjithë pacientët, të cilët kanë kaluar sëmundjen një njërën ose mënyrën tjetër që të japin plazmën duhet të bëjnë serologjinë dhe të përcaktojnë vlerat e antitrupave, të cilat gjinden në gjak dhe në bazë të tyre të identifikohet, respektivisht të vihet indikacioni për tu marr plazma konvaleshentë nga ai. Por, ka një specifikë se ndonjëherë virusi po i sulmon shumë edhe të rinjtë, momentalisht kemi dy anesteziologë në gjendje mjaft serioze me pasqyrë më të rëndë klinike të moshës së re pa komorbiditete”-tha Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë.
Nga Kryqi i Kuq theksojnë se ka rënë niveli i dhurimit të gjakut për dallim nga vjet. Drejtori i këtij institucioni Sait Saiti gjithashtu bëri thirrje që të dhurojnë sa më tepër gjak, sidomos në rastet e të shëruarve nga CoVid-19 që është e domosdoshme në këtë pandemi.
Programi sivjet është realizuar diku te 84% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku ka një rënie prej 14%, por nëse këtë e vëmë në ekuivalent me plotësimin e nevojave të sistemit shëndetësor që tani harxhon më pak njësi gjaku, kemi arritur t’i plotësojmë këto kërkesa. Antitrupat krijohen edhe tek ata që kanë simptoma, por edhe tek ata që nuk kanë simptoma sepse vetëm manifestimi është i ndryshëm kështu që besoj se edhe ata janë një potencial që mund ta dhuroj plazmën”-tha Sait Saiti, Drejtor i “Kryqit të Kuq” Maqedoni.
Në nëntë muajt e këtij vitit në aksionet humanitare që ka realizuar Kryqi i Kuq me Klinikën e Transfuziologjisë janë grumbulluar afër 34 mijë njësi gjaku në gjithë vendin.