Edhe 862 raste të reja të infektimit me Kovid-19 u regjistruan dje kur zyrtarisht hynë në fuqi masat e reja, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskës edhe në ambient të hapur, ndalimin e grupimit në ambient të hapur, si dhe vetëizolimin e detyrueshëm gjatë periudhës së testimit.
Po rritet numri i të infektuarve, ndërsa edhe i të vdekurve po rritet, ndërsa po plotësohen edhe kapacitetet spitalore. Në spitalet gjithsej janë të hospitalizuar 669 persona, në mbështetje oksigjeni janë 110, ndërsa dy janë në respirator.
Autoritetet vazhdimisht apelojnë të respektohen masat, ndërsa paralajmërojnë edhe sanksione për moszbatimin e tyre. Dënimi për mosmbajtjen e maskës është 20 euro, ndërsa për grupim pas orës 22 është 500 euro.
Mbajta e maskës në ambient të hapur do të ketë përjashtime për sportet në natyrë, gjatë drejtimit të makinës private, nëse shoferi është vetëm ose me një person që jeton në bashkësi, gjatë qëndrimit në oborr në një shtëpi familjare me njerëz nga e njëjta familje, ose në një objekt hotelierik ku zbatohen protokollet specifike të mbrojtjes.
Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive të miratuara dje, vendimet e Qeverisë të miratuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive në tërë periudhën e kaluar, sipas autoriteteve synojnë mbrojtjen maksimale të shëndetit të qytetarëve si një përparësi kryesore pa llogarit me ndonjë mbrojtje tjetër në lidhje me aspektet ekonomike ose disa aspekte të tjera shoqërore në vend.