Filipçe: Ka mjaftueshëm shtretër spitalor, askush nuk do të mbetet pa trajtim shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit në Këshillin e Sigurimit Kombëtarë deklaroi se qytetarët duhen të rrinë të qetë, për shkak, siç tha ai. askush nuk do të mbetet pa trajtim shëndetësorë. Filipçe theksoi se kapacitetet në Spitalin Modular po mbushen, por që sipas tij në bazë të riorganizimit të spitaleve ka ende vende të lira për trajtim të pacientëve me Covid-19.

“Ka kapacitete të mjaftueshme spitalore, në bazë të planit tonë për sigurim të shtretërve si dhe riorganizim të kuadrove. Spitali Modular është gati se i mbushur. Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe kapacitete tjera spitalore nën suaza të shumë klinikave interne, Klinika e Dermatologjisë dhe Klinika e Neurologjisë ku ka qasje deri tek rrejti i oksigjenit janë të gatshme. Po përgatiten edhe reparte tjera në Spitalin “8 shtatori”. Ka shtretër spitalor mjaftueshëm edhe kuadri shëndetësorë është i gatshëm të punojë me pacientë me Covid-19. Qytetarët të jenë të qetë, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje shëndetësore dhe pa shërbime mjekësore”, tha mes tjerash ministri Filipçe.