Jonathan Lee Riches, është një qytetar amerikan, i cili ka ngritur një lumë padish kundër personave dhe kompanive të ndryshme, për arsye nga më qesharaket.
Kështu, ai ngriti padi kundër të ëmës se nuk e ka edukuar mirë dhe mori kompensim prej saj, shumën 20 mijë dollarë.
Më pas, ai ngriti padi kundër të gjithë miqve të tij për shakatë e rënda, talljet, sharjet dhe vonesat në takime.
Ai ngriti padi kundër të gjithë fqinjëve, mësuesve, të afërmve dhe të fejuarës, madje ngriti padi edhe kundër disa presidentëve latinë, personave të famshëm, gjykatës dhe policë.
Numri i padive të Jonathan ka arritur në 2600 padi, duke hyrë edhe në librin e rekordeve botërore, Guinnes. Por, edhe ndaj Guinnes ngriti një padi për përdorimin e të dhënave të tij pa i marrë leje.
Ai ngriti padi edhe ndaj kompanisë Rock Star, prodhuese e lojës GTA, pasi sipas tij, i kishte shkaktuar shumë trauma gjatë adoleshencës. Nga të gjitha paditë e ngritura, Jonathan fitoi 850 mijë dollarë.
Gjatë një interviste me një gazetar, ai u shpreh i dëshpëruar:”Se kuptoj pse jam kaq i vetmuar dhe askush nuk më do!”
Gazetari shpërtheu në të qeshura nga këto fjalë, gjë që e detyroi Jonathan të ngrejë padi kundër gazetës për ofendim të rëndë, duke fituar 50 mijë dollarë.