Ministri Spasovski pozitiv me COVID-19

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski ka njoftuar se pas testimit ka rezultuar pozitiv me Covid 19 andaj bën thirrje për kujdes më të madh kurse vet është vendosur në izolim.

‘Të nderuar, do të doja t’ju informoja se pavarësisht nga respektimi i rreptë i masave që unë merrja për mbrojtjen time personale dhe mbrojtjen e njerëzve përreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte mora rezultat pozitiv për Covid 19. Gjendja ime klinike është e mirë, me simptoma të lehta dhe tashmë jam në vetë-izolim në shtëpi, bëni kujdes’, ka shkruar kështu Spasovski.