Dita ditës po zgjerohet harta e qyteteve të përfshira nga protestat në Itali, kundër masave të reja kufizuese të aplikuara në vend për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19. Mijëra qytetarë italianë janë duke marshuar në sheshet qendrore të qyteteve nga Torino në Katania, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër masave kufizuese. Deri më tani, janë regjistruar të paktën 4 arrestime në Romë. Protestat filluan në Napoli, ku gjatë përleshjeve me policinë, pati edhe lëndime të shumta, gjithashtu dhe dy të arrestuar.
Burime bëjnë me dije se për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor, megjithatë protesta të reja parashikohen nga Torino në Terni edhe nga Bari në Catania.