Testimi i vaksinës së Oksfordit tregon rezultate të shkëlqyeshme

Rezultatet e para të testimit të vaksinës kundër koronavirusit, në zhvillimin e  të cilës bashkëpunojnë Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneka, tregon se preparati stimulon reagim të fortë të sistemit imunitar te personat e moshuar.

Gazeta ditpre londineze “Fajneshëm tajm” nga burime të besueshme kupton se hulumtuesit janë inkurajuar pasi është treguar se vaksina e re ka shkakton përgjigje të fortë imunologjike te personat e moshuar të cilët veçanërisht janë të ndjeshëm në formën e rëndë të Kovid-19 dhe kanë rrezik të lartë të vdekshmërisë.

Testimet e para kanë treguar se vaksina e re shkakton përgjigje të fortë imunologjike te popullata e moshës prej 18 deri në 55 vjeç.

Kompania AstraZenika, e cila punon në vaksinën kundër Kovid-19 me Universitetin e Oksfordit, konsiderohet se është më afër zbulimit të suksesshëm të vaksinës së sigurt kundër koronavirusit.