Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi sot se Republika e Bullgarisë po konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Megjithatë ai shprehet optimist se Komisioni i historianëve dhe shkencëtarëve do të arrij të tejkalojnë dallimet.
“Republika e Bullgarisë ka kontestuar emrin e shkurtë të vendit dhe gjuhën. Janë kontestuar dy momente, emri i shkurt dhe gjuha. Ata kërkojnë kapitull të veçantë në raport për marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni. Ne si politikë mund t’i krijojmë kushte komisionit, por janë ata të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e kontestuara historike. Platforma ku duhet të zgjidhen këto konteste është komisioni”, deklaroi Osmani.
Osmani gjithashtu u shpreh optimist se Republika e Maqedonisë së Veriut do të filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.