Nuk është hera e parë që ekipi i qytetit të Strugës, FC Struga Trim Lum penalizohet nga gjykimet e padrejta të arbitrave.
Në ndeshjen e fundit kundër Pelisterit, tre raste të qarta penalizuan ekipin strugan. Dy gola të anulluar dhe një penallti e pa akorduar. FC Struga këto ankesa i publikoi në faqen zyrtare në Facebook.
1/3🚨
Siç po ndodh shpesh kundër ekipit tonë edhe sot “gjyqtarët” e ndeshjes ndikuan drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes!
Ky është goli i Nijas Lena i anuluar për goditje dënimi!
2/3 🚨🚨
Rasti i penalltisë të pa dhënë nga “gjyqtari” i takimit!
Në këtë rast akordohet faull jashtë zone, ku shihet qartë që lojtari jonë është brenda saj!
3/3🚨🚨🚨
Sekondat e fundit të ndeshjes, ekipi jonë shënon golin e 2-të por anulohet për pozicion jashtë loje!
As në rastin e parë nuk ka pozitë jashtë loje e as lojtari që e dërgon në rrjetë nuk është ne pozitë jashtë loje!
Lojtari pas ndërhyrjes së portjerit e prek topin me dorë por nëse nuk do të akordohej pozitë jashtë loje duhet të ishte penallti për ekipin tonë pas asaj ndërhyrje!
Ky eshte skandali i radhës që 3-shja e gjykimit e bën kundër ekipit tonë!!!