Kompanitë do të mbështeten financiarisht me 21.776 denarë për të punësuar për pagesë të rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Për masën mund të aplikojnë kompanitë të cilat kanë rënie të të ardhurave së paku 30% në periudhën prej në prill deri tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Më shumë para do të marrin ato kompani të cilat janë më shumë të goditura nga kriza me pandeminë. Likuiditeti i buxhetit është në gjendje t’i paguajë të gjitha obligimet që i ka shteti, edhe përkundër recesionit dhe projeksionit të Bankës Botërore për rënie nën 4.1 për qind, siguron ndihmësministri i financave, Dimitar Kovaçevski.
“Ata projeksione ne i kemi dhe në bazë të tyre janë bërë masat dhe është mbajtur likuiditeti i buxhetit, dhe qytetarët dhe kompanitë nuk duhet të brengosen sa i përket pagesave dhe transfereve ndaj fondeve pensionale, sociale dhe shëndetësore.”,- tha ndihmësiministri i financave, Dimitar Kovaçevski.
Me këto masa nuk do të përfshihen kompanitë të cilat kanë realizuar fitim më të madh prej 10 milion euro në tre vitet e fundit. Ato të cilat do të aplikojnë nuk mund të paguajnë devidenda dhe shpërblim për vepër të suksesshme ose lloj tjetër të shpërblimit vjetor deri në ditën e pagesës së rrogës për dhjetorin. Punëdhënësit që shfrytëzojnë mbështetje financiare numrin e të punësuarve nuk guxojnë ta zvogëlojnë deri në muajin shkurt. Nga 1 janari do të zbatohet edhe norma preferenciale e taksave prej 10 për qind për shitjen e ushqimit dhe pijeve për konsum në lokal apo për shërbime ketering me përjashtim të pijeve alkoolike.
“Qëllimi i këtyre masave është një politikë fiskale e cila nga njëra anë është të zvogëlojë shtytjen fiskale ndaj kompanive gjegjësisht të bëjë zvogëlim klasik të taksave ndërsa nga ana tjetër të rritet qarkullimi gjegjësisht të rritet fitimi që do të ndikojë si në konsumin personal si dhe në rritjen e grumbullimin e taksave të lidhura me konsumin personal.”,- tha ndihmësministri i financave, Dimitar Kovaçevski.
Nga një janari do të ketë edhe lirim të tatimit të vlerës së shtuar të donacioneve për shfrytëzuesit buxhetorë për përballje me virusin Korona.