Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Tabanovc dhe Bllacë automjetet ndalen nga 30 deri 60 minuta, në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugë, siç potencojnë, po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugë nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka, ka ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.