Javën e fundit numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm që vjen si pasoj e mos rrespektimit të masave për parandalim të virusit korona.
Sipas informacioneve jo-zyrtare, Komisioni për sëmundje infektive pritet që javën e ardhshme të propozoj karantinë të plotë për Shkupin, Shtipin, Strumicën, Kumanovën dhe Tetovën nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Ndërkaq pas propozimit të KSI-së në seancën e qeverisë do të duhet të shqyrtohet propozimi për vendosjen e orës policore në nivel lokal.
Në orë të shkurtuar policore mund të jenë edhe qytetet tjera të vendit, edhe atje ku nuk ka asnjë të infektuar.