Djathi, një produkt që krijon varësi

Keni dëgjuar që alkooli dhe duhani krijojnë varësi dhe shkëputja prej tyre është shumë e vështirë. Por a keni dëgjuar se edhe djathi mund të krijojë varësi te njerëzit? Sipas studimeve rezulton se substance kimike që ndodhet të drogat që krijojnë varësi, ndodhet edhe te djathi.

Shkencëtarët kanë studiuar për një kohë të gjatë ushqime të shumta dhe kanë shpjeguar se pse disa ushqime të caktuara janë më adiktive se të tjerat. U vërejt se ushqimet e përpunuara lidheshin me sjellje adiktive. Kjo ndodh për arsye se kur filloni të konsumoni ushqimet e yndyrshme, janë më vështirë të mënjanueshme.

Ky studim kishte si qëllim matjen e shkallës së varësisë që kanë njerëzit ndaj ushqimeve, dhe është zbuluar se djathi  ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore. Pra të gjithë personat që nuk konsumojnë dot të paktën një vakt në ditë pa e shoqëruar me djathë, na lejoni t’ju themi se keni varësi ndaj djathit.