“Mbrojtja e popullsisë”, të martën në plenare?

Nëse ka harmonizim të qëndrimeve rreth ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse do të zbardhet të hënën. Nisma në rend dite në seancë plenare do të jetë më së shpejti, ditën e martë. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

BAZUAR NË KËRKESAT PASUESE OSE PARAQITJET PASUESE TË GRUPEVE PARLAMENTARE NË MEDIA, DITËN E HËNË DO TË MUND TË KOORDINOHEMI QË NË QOFTË SE KANË PAJTUESHMËRI, NË SEANCËN E 27 TETORIT MUND TË GJENDET NË REND DITE.”-THA TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT.

Ndërkohë partitë kanë vazhduar të përplasen mes tyre. VMRO-DPMNE-ja thotë se ligji nuk përmban asnjë masë konkrete dhe nuk të votojë “për”.

GRUPI PARLAMENTAR I VMRO-DPMNE-SË PËR KËTË ÇËSHTJE E NDJESHME DO TË BËJË KUORUM, DO TË MARRË PJESË NË SEANCË, DO TË VOTOJMË TË PËRMBAJTUR SEPSE PËRSËRI NUK HASËM NË VULLNETIN E MIRË TË QEVERISË DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË QË TË BISEDOHET PËR MASA TË CAKTUARA”-THEKSOI NIKOLLA MICEVSKI, KOORDINATOR GRUPIT PARLAMENTAR TË VMRO-DPMNE-SË.

Për LSDM-në, kjo sjellje joserioze e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është në dëm të shëndetit të qytetarëve.

KUR PËRBALLEMI ME VALË TË RE TË VIRUSIT KORONA, KUR TEK NE, NË RAJON DHE NË VENDET EVROPIANE MBUSHEN SPITALET, KUR NUMRI I TË PREKURVE RRITET, VMRO-DPMNE-JA SËRISH SI GJITHMONË PENGON DHE BËN GJITHÇKA TË SHTYJË MIRATIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR MENAXHIMIN E PANDEMISË“-THA BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË .

Ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojnë rregullimin e kompetencave të institucioneve dhe sanksionimin e shkeljes së masave mbrojtëse. Si masë parandaluese të përhapjes Qeveria propozon përdorimin e maskave në ambient të hapur, kufizimin e grumbullimit në ambiente publike dhe kufizimin e takimeve familjare.