Xhaferi: Furnizimi i Kuvendit me laptopët, donacion nga Ambasada e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin joformal me gazetarët sqaroi se furnizimi i Kuvendit me 100 laptopë është në kuadër të Programit për mbështetjen e Kuvendit ne bashkëpunim me NDA dhe i realizuar nga Ambasada e Zvicrës. Xhaferi sqaroi se ky është donacion kurse Projekti për mbështetje të Kuvendit gjithsej zgjat 10 vite dhe do të investohen 11 milion franga zvicerane.

Fakti që furnizimi është pa TVSH, sipas Xhaferit, ka të bëjë me ligjin për donacione i cili parashikon që donacionet të mos i nënshtrohen TVSH-së. Të gjitha furnizimet, deklaroi kryeparlamentari, zhvillohen në bazë të vendimeve nëpërmjet Byrosë për furnizime publike.

Laptopët nuk janë për deputetët por për nëpunësit nga radhët e shërbimeve të Kuvendit. Kjo nuk ka të bëjë me përgatitje eventuale për seanca “online”, shtoi Xhaferi.