Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të kufizohet orari i punës në objektet hotelerike deri në orën 23:00.
Kjo masë nuk do të vlejë për lokalet që kryejnë shërbime me porosi dhe po ashtu kufizohet kapaciteti i udhëtarëve në automjetet e transportit publik në 50%.
Qeveria po ashtu pranoi edhe rekomandimin që administrata shtetërore, komunat dhe gjyqet, të organizojnë punën me ndërrime, online apo nga shtëpia.