Qeveria vendosi për masa të reja kufizuese kundër pandemisë

Qeveria i dha dritë jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik edhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo gastronomisë deri në orën 23:00. Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca.

Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në dispozitën e përgjithshme të paparë në propozimin i cili duhet të futet në procedurë parlamentare.

Dispozita e përgjithshme
“Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”.

Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Gazetën Zyrtare. Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore.