Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot fillimisht e “pagëzoi” si armik këdo që përpiqet të lëvizë kundër Turqisë.
“Kushdo që me fjalë, vepra dhe qëndrim përpiqet të ndajë kombin tonë, të ndajë vendin tonë dhe të rrëzojë shtetin tonë, të dijë se ai është armiku më i madh i të gjithë neve“, tha ai, duke shtuar se ai ka shkatërruar lojërat e të gjithëve në rajon dhe tani po lëviz në përputhje me qëllimet e Ankarasë dhe jo në drejtimin që fuqitë e tjera dëshirojnë.
“Një nga një i anulojmë këto skenarë dhe lojërat e tyre. Ne i kemi shkatërruar në Irak, në Siri, në Mesdhe, në Detin e Zi. Tani ky vend po lëviz në përputhje me qëllimet e tij dhe jo në drejtimin që të tjerët e shtyjnë atë” tha ai.
Referuar konfliktit Azerbajxhan-Armeni, ai tha se Turqia do të jetë e pranishme atje ku ka shtypje, shtrembërime dhe mohim të të drejtave.
“Çfarë na thonë ata?” Çfarë pune keni atje? Ne, ku ka shtypje, jemi atje. Ku ka okupim, a nuk do t’i shpëtojmë vëllezërit tanë nga ky okupim? Apo nuk do të sigurojmë sigurinë e kufijve tanë? Pse disa njerëz acarohen? Ne jemi atje dhe do të jemi.
Ne jemi ata që kemi vuajtur, ne jemi ata që kemi derdhur gjak, ne jemi ata që kemi humbur fëmijë, por fituesit janë të tjerët. Si mund të tolerojmë diçka kaq të shtrembëruar?” vijoi më tej ai.
Ndërkohë që po ditën e sotme anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare larg në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve me Greqinë.