“Fundjava pa TVSH”, dështim total

Dështim total i masës “Fundjavë pa TVSH”. Për tre ditët, qytetarët shpenzuan mezi 10 milion euro për të blerë produkte vendore dhe pajisje IT. Projeksioni i qeverisë ishte që qytetarët të shpenzonin 170 milion euro, por sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, u shpenzuan vetëm 10 milion.

Drejtoria e të Ardhurave Publike:

“Qytetarëve do t’u kthehen 1 milion euro. Drejtoria do t’i lëshojë paratë në llogaritë e tyre të transaksionit brenda 15 ditëve nga dita e fundit e skanimit të llogarive fiskale”

Ndërsa, në pyetjen se përse masa dështoi, Kryeministri Zaev thotë:

“Komplekse është arsyeja pse jo, sepse së pari është varfëria. Njerëzit kursejnë para, madje edhe nëse u jepni një kthim prej 18 për qind, ata thonë se do të blej atë që më duhet”

Me siguri fundjavë tjetër ma TVSH nuk do të ketë. Paratë e mbetura nga kjo masë do të rialokohen për qëllime të tjera.