Facebook ndalon reklamat kundër vaksinave

Rrjeti social Facebook paralajmëroi se do të vendos ndalesë të reklamave kundër vaksinimit.

Në njoftimin që e bëri Facebook theksohet se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme më nuk do të lejohen.

Kang Shing Cin, menaxher i Facebook-ut për nismat shëndetësore, theksoi se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë që njoftimet për mbrojtjen dhe efektivitetin e vaksinës të arrijnë një audiencë të gjerë.

Duke theksuar se ndalesa e reklamave që përmbajnë të dhëna të rreme që mund të dëmtojnë përpjekjet në shëndetësi, Cin tha: “Nuk dëshirojmë shpallje të tilla në platformën tonë”.