Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko për afër dy muaj ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e infektimit me koronavirusin Covid-19.
Merko tashmë është lëshuar nga spitali dhe vazhdon të kurohet dhe rehabilitohet në kushte shtëpiake, shkruan in7.
Burime të in7 konfirmojnë se kreu i Strugës ka dalë nga spitali mbrëmjen e djeshme dhe për momentin ndodhet në shtëpinë e tij në Strugë.
Gjendja shëndetësore e tij është stabile, por ka nevojë edhe për disa ditë rehabilitim, ndërkaq në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup ka qenë ishtruar që nga 20 Gushti.