Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej fillimit të viti shkollor deri më
sot numri i nxënësve të cilët e ndjekin mësimin nga distanca është rritur për 17%,
përkatësisht rreth 87 % e nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online. Duke iu
falënderuar mënyrës së vendosjes së mësimit nga distanca, mësimi realizohet me
sukses në kohë pandemie. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti,
orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të
obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të
vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e
materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të
vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe pushtetet lokale ndërsa aktualisht po
punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë të mësimit online.
MASH-i ju bënë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve që janë fizikisht
të pranishëm, në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat për mbrojtëse kundër
Kovid-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi sikurse jashtë vendit të punës poashtu
edhe jashtë shkollave, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike nëpër shkolla do të varet nga sjellja
jonë e përgjegjshme. Është vërtetuar se Protokollet për mbrojtjen e infeksionit
funksionojnë, nëse të gjithë i përmbahemi masave mbrojtëse .