Mesfushori shqiptar me prejardhje na Struga, Pajtim Kasami, i cili luajti për herë të fundit për FC Sion, firmosi kontratë me Baselin deri në fund të sezonit 2021/2022.
Skuadra zvicerane është shprehur e kënaqur që ka arritur të firmos me Kasamin, një lojtar me përvojë ndërkombëtare dhe fizikisht i fortë që mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulm.
Kasami filloi karrierën e tij profesionale në AC Bellinzona në vitin 2010, përpara se të kalonte në klubin e divizionit të parë italian Palermo, pas gjashtë muajsh, e më pas provoi veten edhe në Premier Ligë te Fulhami dhe Notingam Foresti. Mesfushori 28-vjeçar do të jetë bashkëlojtar me Edon Zhegrovën, i cili disa ditë më parë firmosi me kampionin e shumëfishtë zviceran.