Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot ka theksuar se spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup nuk është pranuar ende asnjë pacient.
Ai mbrëmë paralajmëroi se ky spital do të vendoset në funksion pasi janë mbushur të gjitha krevatet në Klinikën Infektive.
Sipas raportimeve, po thuajse janë plotësuar tërë kapacitetet për mjekim të të infektuarve nga KOVID-19, në spitalin “8 shtatori”.
Filipçe edhe sot përsëriti se sistemi shëndetësor mund të përballet me nevojat duke pasur parasysh faktin se në ndihmë kanë ardhur edhe mjek dhe motra nga Klinikën për pulmologji si dhe Instituti për sëmundje dhe turbekulozë.