Edukata ekologjike. Struga e rënduar me pamje vrastare ekologjike -Prof. Dr.Musa Musai

Struga qyteti i bukurisë, qytet i mbramjeve të poezisë, festivalit “Kangë Jeho”, qytet turistik, gjuetis të peshkut, ngjalës, koranit dhe shumë vlerave të tjera.
I bukur je qytet im, struga jonë e dashur, por pamjet e shëmtuara pa kulturë ekologjike, dukesh sikur ka ran një bombë e shëmtuar pa edukatë ekologjike. Për këtë fajtor kryesor mendoj se është Ministrinë përkatëse e Ekologjisë, e cila prej shumë kohësh nuk ka pasur ministra përkatës me dashuri dhe bindje ekologjike, për zgjidhje ekologjike të përhershme.
Struga dhe Ohri janë dy qytete Ilire, të ndërtuara buzëbregut të liqenit të Ohrit përball qytetit vëllazëror Pogradecit. Të tria qytetet, duhet të garojnë për zhvillim të përbashkët kultural ekologjik me bindje dhe koncepte ekologjike me dashuri midis tyre.
Edukata ekologjike na mungon, dashuria për shzvillime të gjithëanëshme turistike poashtu na mungon. Na mungojnë dhe shumë vler tjera bashkëkohore, të cilat janë prezente në mos sjelljen tonë si njerës dhe mos funkcionimi ligjor i dy shteteve Shqipërisë dhe RMV.
PËR QËLLIME ZHVËLLIMORE ME EDUKAT EKOLOGJIKE PROPOZOJ:
• Të ndalohen përdorimet e tepruara të plastmasave, në vend të tyre të përdoren paketime dhe qese prej letrës,
• Të ndalohet përdorimi i sapuneve të forta joekologjike,
• Të rregullohet buzëbregu liqenor me pamje ekologjike,
• Të ndalohet urgjentisht derdhja e lumit Sateska në liqenin e Ohrit. Lumi Sateskës sjell ujë me ndotje të tepruar, me tretje organike dhe inorganike, pesticide, plastika dhe deditrus si dhe ndotje të natyrave të ndryshme fizikokimike. Vazhdimi i derdhjes së lumit të Sateskës në liqenin e Ohrit, për disa vite liqeni i Ohrit do ta mare pamjen e një moçali apo kënete ashtu si duket sot liqeni i Bodenit në treshin kufitar midis Gjemanis, Zvicrës dhe Austrisë.
• Rrjedhja e lumit Sateska, sa më parë të këthehet në shtratin e vjetër.
• Të kontrollohen lumejt: Grashnica, Çorava, si dhe shumë lumejt tjerë për cilësinë e ujit që derdhen në liqenin e Ohrit.
• Të bëhet me ligj ndalimi i tepruar i qarkullimit të motoskafeve të cilët prishin qetësinë e botës së gjallë në liqe dhe njerëzve të cilët pushojnë rreth buzëbregut liqenor,
• Të funkcionalizohet në mënyrë bashkëkohore stacioni për pastrimin e ujërave në Llozhan, në liqe të mos ket ndotje me ujra komunale të papërpunuara si dhe ujëra atmosferike.
• Të mbrohet brezi i bimësisë rreth buzëbregut liqenor, ngase janë të pazëvendësueshme për shumimin e peshkut, për rritjen e peshqive të vegjël, për amortizimi e dallgëve kur shqetësohet vet liqeni si dhe aty peshqit gjejn ushqim kurse shpezët ndërtojnë fole,
• Struga, Ohri dhe Pogradeci duhet me marveshtje të përbashkët midis dy shteteve, përmes ministrive përkatëse të ekologjisë, kujdesen për kulturën ekologjike. Të ndërtojnë fabrikë për riciklimin e hedhurinave, të mbrohet higiena me ligj dashuri dhe edukat për ambient sa më të pastër ekologjik.
• Të largohet sa më parë depoja e hedhurinave prej blatës së Strugës, e cila deponi për momentin paraqet dukuri vrastare për shëndetin njerzor.
• Rrjedhja e lumit Drinit të Zi të pastrohet dhe të rregullohet si dikur se ka mar pamjen e një xhunglle të moscivilizimit njerëzor.
• Të dyja krahët e rrjedhjes së lumit Drini i Zi, jan bërë deponi sipas vendbanimeve rurale që kalon lumi dhe brigjet e Drinit të Zi duken një shëmtim i pafalshëm prej veprimit të faktorit antropogjen primitiv.
• Për të gjitha këto që i përmend ka edhe shumë faktor tjer, por më i rëndësishëm eshtë sjellja e faktorit njeri dhe shtetit. Për natyrën dhe ndaj natyrës duhet të kemi kujdes se sa jemi duke e dëmtuar ntyrën, botën e gjallë dhe vetëvehten.
• Peshkimi të meret në mbrojtje dhe të krijohen kushte për zhvillimin e peshkut.
• Të garojmë të gjithë sëbashku për ambient sa më të pastët ekologjik.

Do të jem mirënjohës, nëse vërtet ky mesazh do të gjejë mirëkuptim dhe do të jet formula e zgjidhjes të përhershme…