Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, Ylber Sela, i ftuar në emisionin “99 Minuta” shprehu revoltën e tij se krerët shqiptarë të institucioneve shtetërore, nëper dokumente zyrtare, emrat e tyre i shkruajnë në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik edhe pse ligji ju garanton që emrat e tyre t’i shkruajnë sipas gjuhës amtare.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhëve është në përgatitje të një, të ashtuquajturi, Libri të Bardhë, në të cilin do të dokumentohen të gjitha shkeljet ligjore rreth përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit.