Rreth 80% të nxënësve me sukses e ndjekin mësimin online, modeli për mësim në distancë është funksional

Nga fillimi i vitit shkollor, numri i nxënësve që e ndjekin mësimin online është rritur
rreth 10%. Brenda javës rreth 80% të nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore u
përfshinë me sukses në mësimin online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit
vazhdimisht rritet.
Nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm, paraqitën se kanë
vështirësi gjatë kyçjes në mësimin online, ndërsa si arsye më e zakonshme e
theksojnë lidhjen e dobët të internetit ose mungesa e pajisjeve. Ministria e Arsimit
dhe Shkencës është në koordinim me Kryetarët e Komunave, Vetëqeverisjet lokale
dhe Drejtorët e shkollave dhe po punohet për të tejkaluar këto sfida.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se modeli për mësimin online u tregua
funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur
me atë se si po zhvillohet mësimi në distancë. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që e
bojkotojnë mësimin se çdo ditë e humbur e të mësuarit është në dëm të
drejtpërdrejtë të fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin shkollor dhe gjëja
më e rëndësishme është që procesi arsimor të vazhdojë.
MASH-i informon edhe se mbi 98% e nxënësve nga klasa e 1-3 e ndjekin mësimin
me prani fizike në shkollat, ndërsa diçka më pak se 2 përqind mësojnë në distancë.
Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online, ndërsa përsëri duhet të mësojnë
në distancë me sukses transmetohet 15 minuta në televizion përmes Radio
Televizionit Kombëtar.
Gjithashtu, mësimdhënësit janë të detyruar të ju shtypin materiale dhe rregullisht t’u
dorëzojnë, por edhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe familjet e tyre,
që ta ndjekin zotërimin e materialit mësimor.