Kërkesa për mësim me prani fizike për momentin e palogjikshme! Gjendja epidemiologjike nuk na e lejon, thotë zv/ministri i shëndetësisë Ilir Hasani

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në emisionin Click Plus në TV21, thotë se mësimin me prani fizike për momentin nuk na e lejon gjendja epidemiologjike.

“Kërkesa që të lirohen komplet shkollat me prezencë fizike është e palogjikshme për momentin në bazë të parametrave epidemiologjike që i posedojmë. Edhe dëshira është gjithmonë e madhe edhe unë kam dëshirë që të gjithë të kthehemi në gjendje normale, por për momentin nuk e kemi komoditetin, sidomos kur përgatitemi për valën e dytë dhe sidomos kur ka filluar numri të rritet në të gjithë regjionin dhe ne nuk e dimë a është vala e dytë apo është shfrenimet nëpër kafe bar”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.