Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër 38-vjeçarit B.R. nga Zhelina — Tetovë për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale të “ndërtimit pa leje”.
Gjatë vitit 2019, si pronar i një lokacioni në vendbanimin “Elen Kamen”, zona e fshatit Kalishtë , pa miratimin e duhur dhe në kundërshtim me projektin themelor, ai filloi ndërtimin e një shtëpi-fundjave, sipas Ministrisë së Brendshme.